Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Shqiptarët modifikojnë timonin e makinës për të fshehur kokainën, dy në pranga

Shqiptarët modifikojnë timonin e makinës për të fshehur kokainën, dy në pranga

0
654

Dy shqiptarë janë arrestuar e një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane e Riminit në kuadër të operacionit antidrogë të koduar  “Siviglia 2017”,  i cili ka çuar në ekzekutimin e 10 urdhër arrestimesh, 7 prej të cilëve në burg e 3 persona të tjerë në arrest shtëpiak.

Hetimet e këtij operacioni të nisura dy vite më parë kanë zbardhur një trafik kokaine në territorin e provincës së Riminit në komunat Valmarecchia, Novafeltria, Savignano, San Mauro Pascoli e Gatteo.

Trafiku i kokainës ishte i organizuar në dy grupe; grupi i furnizuesve të drogës i përbërë nga 3 trafikantë shqiptarë e grupi i korrierëve të kokainës me bazë një dyqan berberi në komunën Novafeltria.

Antidroga italiane ka zbuluar se si një prej trafikantëve shqiptarë kishte modifikuar enkas timonin e automjetit të tij për të fshehur kokainën. Me një buton sekret timoni spostohej për t’i lënë hapësirë vendit të fshehjes së kokainës.

Një figurë e rëndësishme e grupit të trafikantëve njihej me nofkën “kasapi” pasi punonte në një dyqan kasapi e dozat e kokainës i quante “sallame “. Hetimet kanë verifikuar se gjatë një furnizimi me drogë ai kishte shitur doza kokaine me vlerë mbi 60 mijë euro.

Shqiptarët, kokainën e tregtonin kryesisht tek një berber italian i cili e tregonte në dy dyqanet e tij; gjatë dimrit në komunën Novafeltria e gjatë verës spostohej në zonën pranë detit.

Policia e Riminit ka dokumentuar shitjen e 1500 dozave kokainë, një sasi rreth 5 kg drogë e me vlerë mbi 500 mijë euro.

Imazhet video të policisë italiane kanë identifikuar se mes klientëve që blinin dozat e kokainës ishin dhe nëna me fëmijë në krah që hynin në dyqanin e berberit vetëm për të tërhqur drogën. Përveç trafikut të kokainës operacioni Siviglia 2017 kanë verifikuar dhe shitje të dozave të hashashit e marijuanës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here