Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetKanionet e Holtës në rrezik? Leja për ndërtimin e Hidrocentralit me firmën...

Kanionet e Holtës në rrezik? Leja për ndërtimin e Hidrocentralit me firmën e Ramës

-

Banorët e Gramshit kanë ngritur shqetësimin duke kërkuar mbrotjen e kanionit të Holtës duke theksuar se punimet do të sjellin dëmtime të parikuperueshëm në zonën e shpallur monument kulture.

Ndërkaq leja e ndërtimit të hidrocentralit të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ka sjellë dhe përplasjen e radhës politike. Prej PD të Gramshit akuzohet se lejen për këtë ndërtim e ka dhënë qeveria Rama. Madje për këtë është publikuar dhe dokumenti që mbanë datën 27 prill i vitit 2018.

Në shkresë miratohen procedurat për heqjen e zonës së ndërtimit nga fondi pyjor si dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila kalon në buxhetin e bashkisë së Gramshit. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjisë. Të dhënat janë publikuar dhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, ku veç firmës së Ramës është dhe ajo e ministrit Gjiknuri.

Tashmë punimet duket se kanë ngritur teksa ambientalistët kanë publikuar dhe foto duke u shprehur se tashmë është ndaluar dhe kalimi I turistëve në të. Në reagim, mbrojtësit e ambientit shprehen se rrezikohet të cënohet monumenti I kulturës. Vetëm në një vit zonën e kanë vizituar rreth 3 mijë persona.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts