Saturday, April 20, 2024
Home Ekonomi Fabrikat e këpucëve në Shqipëri e Maqedoni dëmtojnë imazhin e markave italiane

Fabrikat e këpucëve në Shqipëri e Maqedoni dëmtojnë imazhin e markave italiane

0
946

Konsumatorët italianë këkojnë më shumë transparencë në zgjedhjen e produkteve në bazë të principeve etike dhe sipas tyre fabrikat e prodhimit të këpucëe “made in Italy” në Shqipëri e Maqedoni nuk respektojnë kushtet e punës për punëtorët.

Sondazhi i realizuar për herë të parë në nivel europian nga organizatat Changing Markets Foundation e Clean Clothes Campaign shfaq se konsumatorët italianë pretendojnë që produktet e industrisë së modës, të marrin përgjegjësinë mbi çka ndodh brenda fabrikave të tyre sa i takon kushteve të punës e respektit ndaj ambientit.

Sipas organizatës europiane Clean Clothes Campaign kushtet e punës së punëtorëve në fabrikat e këpucëve në Shqipëri e Maqedoni po dëmtojnë imazhin e markës “made in Italy”.

Industria e veshjeve në Itali llogaritet të kap vlerën e 42 milionë euro në 2020 e markat  e modës duhet të jenë gjithnjë e më të kujdesshme ndaj konsumatorëve kryesisht në apektin e shëndetit,  ambientit e kushteve të punës për punëtorët.

Në çdo 10 italianë veëm 2 prej tyre (22% e konsumtorëve) mendojnë se industria e veshjes informon me transparencë konsumatorët mbi impaktin produktiv në ambient e tek popullsia.

Ndërsa 8 italianë në 10 ( 78% e konsumatorëve) mendojnë se është e rëndësishme që markat e veshjeve të deklarojnë me transparencë nëse punonjësit e tyre marrin një pagë dinjitoze, e rreth 58% e konsumatorëve janë të mendimit se nuk do të zgjedhin të blejnë produktet e një marke që nuk paguan si duhet punonjësit e tyre.

Gjithnjë e më të shpeshta janë apelet e konsumatorëve ndaj industrisë italiane të modës për të adoptuar procese më përgjegjëse në sektorin e prodhimit.

Të dhënat e mbledhura nga ky sondazh dëshmojnë se megjithë vleën e lartë që ka tregu i këtij sektori, kushtet e punës së punëtorëve janë të këqija në fabrikat e ngritura në Shqipëri e Maqedoni ku prodhohen këpucë “made in Italy” për marka luksoze.

Analizat e mbledhura nga auditimi i brendhshëm ndaj kushteve të punës, dëshmojnë për dëmin e imazhit që u bëhet këtyre markave, duke shtyrë opinionin publik të bëjë presion për ndryshimin e kësaj situate.

“Nëse industria e modës nuk reagon në mënyrë konkrete ndaj këtij realiteti duke shtyrë prodhimin drejt ligjshmëisë e respektit ndaj ambientt, atëherë, ndoshta ka ardhur momenti që këtë gjë ta bëjnë qeveritë”, ka deklaruar Deborah Luchetti koordinatore për Italinë e Clean Clothes Campaign.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here