62 grabitje në 20 ditë, Veliu mbledh Policinë vendore

0
668

Vetëm në 20 ditët e para të janarit në të gjithë vendin janë regjistruar 62 raste vjedhje biznesesh ose banesash. Pjesa më e madhe e tyre kanë ndodhur në kryeqytet. Fokusi i hajdutëve nuk është më vetëm tek vjedhjet e shtëpive por tek bizneset.

Madje edhe bankat e nivelit të dytë kanë rënë pre e grabitjeve, përmes thyrjes së bankomateve. Rasti më i rëndë u shënua në Urën Vajgurore, ku hajdutët vendosën një sasi tritoli për të marrë paratë që ndodheshin brenda një bankomati. Ajo që është më shqetësuese për autoritetet policore është zbulueshmëria e autorëve të grabitjeve në të gjithë vendin.

Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me vartësit e tij si edhe me drejtues të policisë vendore, disa ditë më parë, duke u kërkuar rezultate konkrete në këtë drejtim. Madje burime nga mbledhja me dyer të mbyllura pohojnë se disa nga drejtorët e qarqeve më problematike janë kërcënuar nga Veliu me lëvizje nga detyra apo edhe më keq, me lirim prej radhëve të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here