Monday, April 22, 2019

Rikthimi në Shkodër, Gjoka: Më ngjalli nostalgji, ju tregoj fajtorin e rënies së Vllaznisë

574
0

Ernest Gjoka është rikthyer në Shkodër, por këtë herë si kundërshtarë.

Por në kryeqendrën e Veriut, pritja për Gjokën nuk ishte aspak entuziaste, me Vllazninë e cila mposhti 2-1 Kamzën, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, për Gjokën ky rezultat i jep shpresë skuadrës së drejtuar prej tij për të kaluar në fazën çerekfinale të turneut, ndërsa u shpreh se rikthimi në Shkodër ngjalli nostalgji tek ai.

Rikthimi në Shkodër?

Nostalgji por edhe shqetësim. Unë në Shkodër kam kaluar 5 muaj. Erdha për të bërë një punë, siç e ka traditë një trajner. Por përveç punës si trajner mbajta përsipër edhe shumë halle të tjera personale. Dhe gjithsesi sot pashë një reagim të njerëzve, ku shumë nuk janë të qartë. Që nuk ishte Nesti  e keqja. Nesti kishte të këqijat e veta këtu, si nga ana fizike ashtu edhe personale. Gjithsesi kush e kupton e kupton. Një pjesë tjetër që nuk e kupton nuk ka problem. Mund të vazhdoj edhe mbaj përgjegjësitë e mia për aq sa më takon.

Besoni te kualifikimi në ndeshjen e kthimit?

Ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Me rezultatin që kemi marrë sot na jep një mundësi. Sepse kemi bërë gol në fushën kundërshtare.

Sa i kënaqur je me skuadrën?

Pjesën e parë jam shumë i kënaqur. Në pjesën e dytë ramë në presionin e goditjeve standarte të kundërshtarit. Edhe gabimi që bëri portieri, është normale është gabim njerëzor.

Mund të shkonte në 3-1?

Futbolli prandaj është i bukur. Mund të shkonte 3-1, 2-2 … ne prandaj e kemi adrenalinë të gjithë këtë punë.

Test për kampionatin. Ka shpresë për mbijetesë?

Ne po punojmë fort. Sot kishim lënë pushim kapitenin e skuadrës Sabino Plaku. Do të punojmë që të përmirësohemi. Sot ishte një test i mirë. Që në start të kampionatit kemi një provë me një rival direkt, e ku do të bëjmë çmos që të mos humbim.

Presion personal për këtë ndeshje?

Unë i kam kaluar të gjitha, sulmet, presionet … Sot ishte normale. Tifozët kërkojnë më të mirën e skuadrës së vet dhe Nestin e kanë gjetur, që meqë ishte jo-shkodran, t’ia lejnë fajin Nestit. Unë i mirëkuptoj tifozët.”-përfundoi tekniku Gjoka.

LEAVE A REPLY