Dashamir Shehi: Të shtyhen zgjedhjet vendore, të bëhen bashkë me ato parlamentare

0
661

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” tha se opozita do të kërkojë që zgjedhjet lokale të shtyhen dhe të bëhen bashkë me ato të përgjithshme.

Sipas tij opozita e dy-tre viteve të fundit ka bërë kthesa të papritura, dalje nga parlamenti, hyrje në Parlament, të cilat i kanë dëmtuar shumë imazhin, idenë e koherencës.

“Zt.Basha ka propozuar një linjë të re politike, të ndryshme nga ajo e para. Që unë mendoj se është e duhura. Do të bëjmë luftë inekstreme që të rrëzojmë zotin Rama. Këtë radhë do të na shikojnë shumë. E dyta, jo shkëmbimi i pushtetit me demonstrata. Në demokraci pushteti bëhet nëpërmjet votës. Por, për këtë zoti Basha ka menduar se duhet një kohë më e gjatë. Ne mendojmë që zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të shtyhen në fund të vitit.

 

Të krijohet një qeveri tranzitore që të marrë përsipër dy-tre detyra. E para, reformimi i zgjedhjeve, e dyta të përmirësojë atmosferën e zgjedhjeve. Nëse ministri thotë që kemi 20 banda në Shqipëri, kjo qeveri 10 banda t’i eliminojë”, tha Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here