Saturday, April 20, 2024
Home Shendetesi Stomatologët rrisin çmimet, Ministria e Shëndetësisë kundër

Stomatologët rrisin çmimet, Ministria e Shëndetësisë kundër

0
727
Knowing exactly what to do. Neat qualified private doctor reaching for her dental mirror for running a checkup on her little patient

Duke nisur nga ky muaj klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomatologut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve.

Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.

Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë.

Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale. I pyetur në lidhje me këtë vendim, Nikollë Deda, kreu i Urdhrit të Stomatologut e argumenton me faktin e përmrisimit të shërbimit për qytetarët.

Nikollë Deda: Ky është 100% në mbrojtje të qytetarëve. Ne nuk mbrojmë dentisin, por mbrojmë qytetarët. Të ruhet nga çmimet që nuk kanë argumentim profesional.

Por, a e ka tagrin ligjor Urdhri i Stomatologut për këtë vendim? Deda i përgjigjet kësaj pyetje me krahasimin e vendeve të tjera

Nikollë Deda: Në të gjitha vendet e BE ka listë reference.

Deputeti demokrat Bardh Spahia e quan të paprecentë vendimin për rritjen e çmimeve të shërbimeve dentare

Bardh Spahia: Me heshtjen e saj, qeveria është bërë pjesë e një vendimi të paligjshëm dhe korruptiv, të marrë nga Urdhri i Stomatologut për thuajse dyfishimin e çmimit të shërbimit për qytetarët.

Kundër këtij vendimi ka dalë edhe Ministria e Shëndetësisë. Burime brenda kësaj ministrie thonë se ky institucion është kundër vendimit të urdhërit të stomatologëve kundër vendimit të urdhërit të stomatologëve për tarifat dysheme për shërbimet dentare.

Ministria e Shëndetësisë thekson ndër të tjera se nuk është tagër i urdhërit të stomatologut caktimi i çmimeve për këto shërbime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here