Tuesday, April 16, 2024
Home Kronika Padia për shpifje, mungesa e prokurorit shtyn gjyqin Berisha-Balla

Padia për shpifje, mungesa e prokurorit shtyn gjyqin Berisha-Balla

0
688

Shtyhet gjyqi për padinë e Shkelzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shkak është bërë mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës të prokurorit të çëshjes Agron Gjana, i cili e ka argumentuar mungesën e tij me arsye shëndetësore.

Në seancëmn e sotme ishin prezent si zoti Berisha ashtu edhe Balla.

Seanca e radhës u caktua me 11 shkurt, ora 11:30.

Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkoi dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Për këtë ai ka dorëzuar më herët provat në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe ka kërkuar nga gjykata ta dënojë për shpifje.

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish kryeministrit. Ai e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore.

Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here