“Krijo oksigjenin tënd”, 1500 fidanë në zonën e djegur 2 vite më parë në Llogara

0
545

Në kuadër të 100 ditëve aktivizim social për të mbjellë sa më shumë pemë, ministri Klosi së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit ishin në Llogara ku mbollën 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Klosi theksoi se mbjellja e mijëra pemëve do të ndalojë erozionin dhe do të sjellë gjelbërimin e parqeve në të gjithë vendin.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishte në Llogara, ku së bashku me dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit mbollën rreth 1500 fidanë në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor dhe në vijim të fushatës “Krijo oksigjenin tënd”.

Blendi Klosi: “Kemi zgjedhur këtë zonë të veçantë të Llogarasë ku së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit po mbjellim 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Dhe sivjet në kulmin e zonave turistike ne po mbjellim disa mijëra pemë, që do të ndihmojnë jo vetëm për të ndaluar erozionin, por edhe për të krijuar në parkun e Llogarasë një zonë të gjelbër”.

Ministri kërkoi ndihmën e komunitetit që më datë 22 prill, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës, kjo nismë ta gjejë Shqipërinë më të gjelbëruar.

“Krijo oksigjenin tend” është fushata më e re që Ministria e Mjedisit ka iniciuar së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ku në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të mbjellin sa më shumë pemë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here