Tuesday, April 16, 2024
Home Kronika Nuk mbyllën bastet sportive, 6 të proceduar në Tiranë

Nuk mbyllën bastet sportive, 6 të proceduar në Tiranë

0
498

Policia e Tiranës bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 persona, pasi vijonin aktivitetin e basteve sportive online. Sipas policisë 6 personat akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 laptopë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here