Saturday, April 20, 2024
Home Kronika Bariu rrëzohet në 100 metra në Koplik, gjendet pas 4 orësh nga...

Bariu rrëzohet në 100 metra në Koplik, gjendet pas 4 orësh nga helikopteri

0
508

Një 25 vjeçar nga Kopliku është shpëtuar pas katër orësh që kurse ishte rrëzuar në një lartësi prej 100 metrash teksa kulloste bagëtitë.

I riu me iniciale Z.D, është rrëzuar në malin e fshatit Shkëmbaj.

Ishte një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë që shkoi në zonë, duke bërë të mundur gjetjen e të riut, i cili ka pësuar disa plagë në regjonin frontal dhe parietal dhe një hematomë palbebrale të djathtë.

“Midis një terreni shume të vështirë u bë e mundur marrja e tij, trajtimi dhe transportimi në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë ku është jashtë rrezikut për jetën“, sqaron Ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here