Saturday, August 24, 2019

Në QSUT kryhet operacioni i rrallë tek një bebe 11 ditëshe

170
0

Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh është realizuar nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në QSUT.

Beja kishte një keqformim në palcën kurrizore.

“Falë investimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë e mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, bebja sot gëzon shëndet të plotë”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu.

LEAVE A REPLY