Saturday, April 20, 2024
Home sociale Tmerret e 1997-tës/Plagoset duke luajtur, mjekët i lënë plumbin 3 muaj në...

Tmerret e 1997-tës/Plagoset duke luajtur, mjekët i lënë plumbin 3 muaj në mushkëri

0
1051

Ishte viti 1997 kur 14 vjeçari Kreshnik Farija nga Berati po luante me shokët pranë shtëpisq. Në një moment dëgjon një zhurmë dhe më pas ndjen një dhimbje të forte pas shpine.

Fillimisht mendoi se shokët duke bërë shaka e kishin goditur, por vetëm pak momente më pas shikimi filloi ti errësohej, barku ti fryhej dhe pas atij momenti nuk i kujtohet më se si ka përfunduar në spital.

Ishte viti 1997 kur Kreshniku u ul në karrocë me rrota dhe për 22 vite karroca e shoqëron në çdo ditë të jetës.

Spitali i Beratit e ka nisur menjëherë 14 vjeçarin në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Për 3 muaj rresht, mjekët nuk ndërhynë për ti hequr plumbin, i cili ndodhej në mushkëritë e adoleshentit, madje shpesh i thoshin mos lëviz nga krevati se do të lëvizë plumbi që ke brenda dhe do të shkojë në zemer.

Vetëm 3 muaj më pas një mjek nga Sanatoriumi merr përsipër që ti kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për ti hequr plumbin.

Pasojat e mosveprimit të mjekëve në kohën e duhur iu faturuan Kreshnikut, i cili ka 22 vite që është i paralizuar nga mesi e poshtë. Historinë e tij e solli emisioni “BOOM” në Rtv Ora News.

Kreshnik Farija: Në 1997 unë jam plagosur me një plumb qorr. Isha 14 vjeç. Po lozja me shokët dhe më vjen një plumb qorr dhe më godet në shpatullën e djathtë. Nuk e kuptuam që ishte plumb, nuk më kishte dalë gjak nga plaga. Ndërkohë kur shtrihem më fryhet barku, një shok më ndihmon ma shfryn. Pastaj më doli gjak nga plaga. Aty e marrim vesh se isha plagosur. Më ngrenë dhe më çojnë në spital, duke më ngritur më mpihen këmbët.

Nga spitali i Beratit më kanë nisur në Spitalin Ushtarak. Ma kanë hequr plumbin pas tre muajsh. Unë i thosha doktorit që më operoni por ata thoshin se nuk e marrim përsipër këtë operacion se kemi frikë. Nuk mund të lëvizja sepse plumbi lëvizte nga mushkëria dhe këtu. Unë hidhesha në karrocë. Doktori thoshte mos e bëj se do të shkojë plumbi te zemra dhe do vdesësh. Pas tre muajsh kemi njohur një doktor në Senatorium i cili më mori përsipër dhe më ka operuar.

Gazetarja: Është ndonjë mjek që e merr përsipër që ti mund të riecësh përsëri?

Kreshnik Farija: Unë jam lidhur me një doktor në Turqi, është një kurë që quhet qeliza staminale.Kur bëra vizitën më tha që të garantoj se kjo kurë të ngre në këmbë. Shifra është 65 mijë dollarë.Nuk e përballoj. Kush ta shikojë këtë intervistë të investojë sadopak edhe sikur 10 mijë lekë të vjetra.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here