Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se kryeministri Edi Rama po shkatërron Universitetin. Në një dalje për mediat, Mehmetaj e cilësoi shfaqje të shëmtuar takimin e Ramës me studentët e mjekësisë.
Kejdi Mehmetaj: Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi.
Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin. Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.
Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm.