Klubi i Skënderbeu ka denoncuar një rast vërtetë skandaloz në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku pritet të startojë në orën 14:00 sfida mes Kastriotit dhe skuadrës korçare. Në faqen zyrtare në Facebook, klubi korçar ka njoftuar se është ushtruar dhunë ndaj 3 prej lojtarëve të Skënderbeut, nga persona të paautorizuar, që kishin hyrë në ambientet e stadiumit.

Pre e dhunës kanë rënë Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç, me këtë të fundit që grumbullohet për herë të parë me skuadrën korçare, ndërsa klubi korçar denoncon edhe mungesën e forcave të rendit në ambientet e stadiumit. Dhuna ndaj korçarëve është ushtruar në momentin që këta të fundit po zbrisnin nga autobusi, për t’u futur në stadium.

Rexha raporton gjithashtu se drejtuesit e klubit korçar kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet sot, pasi nuk janë kushtet ideale për të luajtur këtë sfidë. Vetëm para pak minutash korçarët janë futur në dhomën e zhveshjes, por nuk dihet ende vendimi i marrë.

Ja reagimi i plotë i Skënderbeut:

Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brënda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

LEAVE A REPLY