Vasili: KLP dhe kreu i saj po thellohet rrezikshëm në rrugën e paligjshmërisë

0
590

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi mbledhjet dhe vendimet e para të Këshillit të lartë të Prokurorisë. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili vëren KLP-ja po thellohet rrezikshëm në rrugën e paligjshmërisë.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

“KLP thellon paligjshmërinë. Ka disa pyetje të pakapërcyeshme përpara saj.

Si e zhvilloi KLP mbledhjen e saj konstituese?

Si procedoi?

Si mori vendime?

E mbledhur pa ligj, pasi nenet janë shfuqizuar, duke bërë që edhe zgjedhjet e marra me vendime brenda vetes KLP po ecën kundër ligjit, dhe jo në krah të tij.

Edhe pse të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtij organi kolegjial nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61 dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra, ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet dhe nuk ekziston asnjë rregull se çfarë të drejtash ka KLP-ja; çfarë aktesh nënligjore mund të vendosë. Referuar këtyre mangësive dhe boshllëkut ligjor të krijuar, as buxheti i saj nuk mund të hartohet dhe as të miratohet dot, as akte nënligjore nuk miratohen dot, as procedime disiplinore nuk realizohen dot, as dënime disiplinore nuk jepen dot, as emërime nuk kryhen dot, as transferime nuk realizohen dot. Nuk ka përcaktim ligjor se si janë përgjegjës dhe çfarë shkeljesh disiplinore, apo si procedohet një anëtar i KLP nga ana disiplinore. Janë shfuqizuar dispozitat që rregullonin këtë proces (neni 5 dhe neni 103 shfuqizuar tërësisht).

Kryetari i KLP-së i zgjedhur misteriozisht në një mbledhje KLP-je të mbledhur pa ligj thotë:

“Mos merrni mundimin të vini te KLP-ja dhe të kërkoni disiplinë për prokurorët. Është thjesht e pamundur për shkak të mungesës së ligjit dhe kjo është përgjegjësi e Parlamentit. Politika duhet të mblidhet urgjentisht të miratojë ligjin. Është shumë e vonuar. Nëse politika nuk miraton ligjin, nuk ka asnjë mënyrë për të disiplinuar prokurorët e korruptuar, prokurorët e paaftë”, tha Ibrahimi.

Çudi e madhe!!

Për gjysmat e neneve të shfuqizuara Ibrahimi është në merak dhe bën mirë.

Po për gjysmat e neneve, që pamundësojnë mbledhjen e KLP-së dhe për pasojë e bëjnë zgjedhjen e vetë Ibrahimit hiçgjë, përse nuk flet ky i fundit?”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here