Bankat shtrëngojnë dhënien e kredive për bizneset, lehtësi për ata që blejnë shtëpi

0
574

Bankës së Shqipërisë për muajin dhjetor tregojnë se bankat e nivelit të dytë kanë qenë më të shtrënguara duke ulur kredidhënien me 17.6 mld lekë krahasuar kjo me muajin dhjetor të 2017. Por nëse bëjmë një krahasim më të gjerë i gjithë viti ka qenë më negativ përsa i përket shifrave, madje edhe depozitat kanë rënë me 12 miliardë lekë.

Kreditimi i ekonomisë në vend ka pësuar një ulje të konsiderueshme edhe gjatë muajit dhjetor të 2018. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i huasë ishte 532.6 mld lekë në fund të viti të shkuar ose 17.6 mld më pak se në vitin 2017.

Bankat e nivelit të dytë janë treguar më të shtrënguara edhe ndaj kompanive private sidomos për biznesin e vogël. Ndërkohë për konsumatorët kreditimi duket se është më pozitiv sidomos në blerjen e banesave.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatohet se kjo është ulja më e ndjeshme që prej një dekade çka tregon futjen e ekonomisë në një ngërç. Në të njëjtën kohë bankat argumentojnë se problem mbetet edhe prezantimi i projekteve të dobëta nga bizneset. Nga statistikat e bankës së Shqipërisë vërehet gjithashtu se rënie ka pasur edhe në nivelin e depozitave të cilat janë pakësuar me rreth 12 mld lekë krahasuar kjo me një vit më parë.

Qytetarët duket se mbajnë peshën kryesore në tërheqjen e depozitave pasi interesat që ata mund të përfitojnë janë shumë të ulta. Kohët e fundit duket se qytetarët kanë trend që të investojnë të ardhurat e tyre në letra me vlerë të qeverisë apo fonde investimesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here