Basha në Fushë Krujë: Qeveria po kruan xhepat e shqiptarëve

0
573

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar ditën e sotme takimet me banorë të Fushë Krujës.

Teksa i drejtohet një zonje, duke i premtuar se gjendja do të ndryshojë me ardhjen e PD në pushtet, Basha theksoi se krutanët dhe të gjithë shqiptarët duhet të kenë shpresë.

Ecja e kryetarit të PD, u shoqërua me thirrjet e qindra banorëve ‘Poshtë qeveria’.

‘Qeveria po kruan astarin e xhepit të shqiptarëve dhe nuk investon për ju’, u shpreh për qytetarët kreu i PD-së.

Basha: Brenda pak çasteve sheshet po mbushen me njerëz të vendosur e të bashkuar dhe plotë besim se po vjen një ditë e re. Në Fushë Krujë dëgjoj vetëm për tritol. Kush ka mbetur pa punë, histori që ma mbushin zemrën me trishtim.

Kam ardhur sot t’ju them që mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve dhe me ndihmën e Zotit, që herën tjetër kur të vij në Fushë Krujë të flasim për bizneset që janë hapur, për të rinjtë që gjejnë vende pune, për uljen e çmimit të naftës.

Për jetën që lehtësohet e jo vështirësohet.

Të flasim për familje që marrin ndihmë ekonomike, për shkolla, për shëndetësi.

Kjo ditë do të vijë shumë më shpejt për të larguar këtë kryeministër hajdut.

Gjysma e maturantëve të Fushë Krujës nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në Universitet për shkak të tarifave të larta dhe pamundësive ekonomike të familjeve tuaja.

Por kjo do të ndryshojë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here