Thursday, April 25, 2024
Home Sport Edi Martini: Marrëveshja mes Kamzës dhe Partizanit, skenar për rënien e Vllaznisë

Edi Martini: Marrëveshja mes Kamzës dhe Partizanit, skenar për rënien e Vllaznisë

0
718

U bë shumë zhurmë ditën e shtunë në pragndeshjen me Partizanin për bojkotin e tetë lojtarëve të Kamzës për ndeshjen ndaj Partizanit, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit për mosdhënien e rrogave.

Por Edi Martini mendon ndryshe. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC Neës, ai është shprehur: “Lojtarët e Kamzës e bënë shumë bukur teatrin e mosluajtjes ndaj Partizanit, por të jeni të bindur se ata do të jenë në fushë të mërkurën ndaj Vllaznisë, do jenë në fushë të shtunën për kampionat.

Ky ishte vazhdimi i skenarit të vjetshëm që çuan në rënien e Vllaznisë nga Superliga, pikërisht nga marrëveshja në mes Partizanit dhe Kamzës”.

Një deklaratë e fortë e ish- futbollistit dhe ish- trajnerit të ekipit shkodran i cili si një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe qe ne fund te sezonit te kaluar pat ngritur zerin per tolerimin qe Partizani i beri ne ndeshjen e fundit Kamzes, duke ndikuar drejteperdrejte ne renien e Vllaznise nga Superliga.

Mesa duket Martini nuk e ka harruar kete gje dhe e permendi serish sonte sepse skenari i pare i “shperblimit” u vu ne veprim. Tete lojtare te Kamzes nuk luajten te shtunen ndaj te kuqve duke ua bere me te lehte fitoren atyre.

@ShkodraSport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here