Kapen dhjetëra-mijëra euro drogë, arrestohet kontraktori shqiptar dhe grupi

0
675

Rreth dy kg drogë u sekuestrua, ndërsa një duzinë njerëzish përfunduan në pranga për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar dy italianë, një shqiptar dhe 7 marokenë.

Ky është rezultati i operacionit të madh kundër drogës nga policia në Pesaro Urbino.

Grupi hetimor ka goditur grupin e drogës, teksa në zonë ishte në rritje shitja e kokainës dhe konsumi i hashashit.

Hetimet kanë zbuluar, se droga fshihej nga një maroken, i arrestuar tanimë.

Hetuesit zbuluan më shumë se gjysmë kg kokainë me vlerën e 50 mijë eurove dhe gjysmë kg hashash.

Dy banorët italianë luanin rolin e korrierëve, ndërsa shqiptari luante rolin e kontraktonit.

Grupi shiste lëndët narkotike kryesisht në Fano dhe në Fossombrone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here