Vetingu shpall sot vendimin për Donika Prelën, drejtuesen e Krimeve të Rënda

0
674

Komisioni i Vetingut do të shpallë sot në orën 9:00, vendimin për prokuroren Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Seanca dëgjimore për Prelën u mbajt më 22 janar 2019 nga trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari.

Vendimi pritej të jepej më 29 janar, por u shty edhe me 8 ditë, për në 5 shkurt, për shkak të debateve dhe pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj.

Tri çështje themelore ngriti Partia Demokratike në vëmendje të orgave të Vetingut lidhur me figurën e zonjës Prela: përveç të ardhurave në të zezë të bashkëshortit të saj, edhe dyshimet se zonja Prela figuron në përgjimet e bandës së Avdylajve e po ashtu, edhe një takim që ajo kishte zhvilluar një muaj para nisjes së Vetingut me anëtaren e komisionit që e gjykon, Valbona Sanxhaktarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here