Thursday, April 25, 2024
Home Lajme Nuk dini si të surprizoni gjysmën tuaj? Ja disa ide dhuratash për...

Nuk dini si të surprizoni gjysmën tuaj? Ja disa ide dhuratash për Shën Valentinin

0
2544

Jo të gjitha dhuratat kanë të njëjtin kuptim. Mendoni se çfarë doni ti tregoni partnerit/partneres suaj në Ditën e Dashurisë.

Çdo njeri do marrë e japë dhurata për të shprehur ndjenjat e bukura. Zbuloni se çfarë dhuratash mund të bëni për Shën Valentin.

Libër

Një libër është ideja më e mirë kur nuk dini çfarë dhurate të bëni për Shën Valentin. Ju mund të zgjidhni zhanrin tuaj të preferuar dhe ti jepni mundësi partnerit/partneres që t’ju kujtojë sa herë e lexon.

Kartë dhuratë 

Një ide fantastike që nuk do ju zhgënjejë aspak është një kartë dhuratë. Partneri/partnerja juaj mund ta shpenzojë për të shkuar në spa, dyqan rrobash, restorante apo dyqane librash, kjo nuk ka aspak rëndësi. Kjo është dhurata që do ju shpëtojë në momentin e fundit.

Buqetë lulesh

Kjo është një surprizë që i bëhet vetëm femrave. Nuk ka rëndësi nëse ia çoni në shtëpi apo  punë pasi partnerja juaj do mbetet pa fjalë.

Biletë koncerti

Për adhuruesit e muzikës, një biletë për në koncertin e artistit të preferuar do ishte ideale. Të dy mund të shijoni pak muzikë dhe kërcim për Shën Valentin.

Album kujtimesh

Nëse jeni vonë për dhuratën e Shën Valentinit, kaloni disa minuta duke zgjedhur fotografitë tuaja më të bukura për ti futur në album. Padyshim që është një dhuratë romantike.

Bizhuteri

Janë simbol i dashurisë dhe shoqërisë. Idetë më të mira mund të jenë vathë ose varëse. Ato simbolizojnë bashkëpunimin dhe çiftin ideal.

Rroba

Një veshje që kompleton garderobën është zgjedhja e duhur për miqtë, kolegët apo të dashurit.

Aksesorë

Një çantë, syze apo orë nuk duhet të anashkalohen nga syri juaj. Nëse ende keni dyshime për çdo gjë thuhej më lart, zgjidhni njërën prej tyre dhe partneri/partnerja juaj do lumturohet pafund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here