Një 35 vjeçar i identifikuar si Silurjan Begaj humbi jetën pasi e zuri dheu poshtë teksa po hapte themelet e banesave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, të Elbasanit.
Sipas policisë ‘shtetasi S. B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë’.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.