Wednesday, May 22, 2019

Ahmetaj: Taksa 9% mbështet oligarkinë, shkatërron shtresën e mesme

96
0

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë se taksa e sheshtë prej 9% që propozon PD shkatërron shtresën e mesme dhe PS kurrë nuk do ta lejojë. Ahmetaj u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se me paketën ekonomike që propozon PD kurrë nuk do të vijë në pushtet, pasi ajo paketë krijon pabarazi dhe mbështet oligarkinë.

Të largohemi nga fyerjet sepse është turp për ne. Më ka trishtuar, por… Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh me mua ti më do. E kemi  ndryshe këtë dashurinë ne. Është rasti për ta kthyer në normalitet këtë situatë. Është rasti të flasim se kush tenton të vijë në pushtet mbi hi. Çfarë ka ndodhur? Thanë se do të kthejnë taksën e sheshtë në 9%, por kurrë nuk do ta lejomë taksën e sheshtë sepse ngarkon qytetarët me dyfishimin e  taksave. I sfidoj sa i përket ofertës tuaj. Ju thoni se do sjellë lulëzim ekonomik ky 9%.

Janë 300 mijë familje që do u ngarkohet dyfishi i taksave. Taksa e sheshtë e shkatërron shtresën e mesme. Ajo që bëni ju është pabarazi. Kjo është të mbështetësh oligarkinë. Biznesi i vogël paguan 0 taksë dhe ju doni ti shtoni taksën në bazë të xhiros. Shqipëria është e varfër, por jo aq sa ka qenë në vitin 2013. Çdo parti që humb ankohet për vjedhje votash. Ju nuk vini kurrë në pushtet me atë paketë ekonomike”- tha Ahemtaj.

LEAVE A REPLY