Basha qytetarëve të Tiranës: Asnjë taksidar nuk do të prekë bizneset dhe taksat tuaja

0
578

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar edhe gjatë ditës së sotme takim me qytetarët shqiptarë. Ditën e sotme Basha është takuar me qytetarët e Tiranës dhe biznesmenë që operojnë në kryeqytet.

Gjatë bisedës me ta, Basha u njoh me të gjitha problemet ekonomike dhe sociale që përballen qoftë qytetarët ashtu edhe bizneset, dhe për këtë shkak është bërë rritja e taksave në të gjithë sektorë.

Në takimin me qytetarët dhe biznesin, Basha premtoi se në programin e PD parashikohet ulje e menjëhershme e taksave si dhe ulja e energjisë elektrike, e cila është rritur ndjeshëm që prej ardhjes së Rilindasve në pushtet.

Biseda e Bashës me qytetarët:

Basha: Çfarë janë biznese me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, hiqën nga TVSH.

Do të keni vetëm një tatim, 0.5% e xhiros vjetore dhe gjithçka tjetër do të anulohet.

Taksat e bashkisë janë 7 dhe 10 fushuar më shumë se para tre vjetësh.

Tregtar: Kanë vënë edhe taksën e tabelës.

Basha: Kanë shpikur taksë pas takse, taksë arsimi, e taksë e asaj… Do të keni pullën në vitrinë. Tatimin prej 0.5% në vit do të shkojë për financimin e pushtetit vendor jo qeverisjes vendore dhe asnjë inspektor nuk do të ketë të drejtë të hyjë në biznesin tënd. Do të heqim taksën Rama mbi karburantin 300 lek. Do të ulim çmimin e energjinë për biznesin, veprimtarinë prodhuese dhe qytetarët.  Me këto taksa e tarifa këta kanë vjedhur 2 miliard euro më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here