Saturday, June 15, 2019

Dëgjese për HEC-et, Balluku: Kemi ngritur grupe pune

105
0

Ministrja e  Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e pranishme sot në degjesën me banorët e Labinot Mal në Qarkun e Elbasanit, u shpreh janë krijuar grupet e punës për të monituruar HEC-et.

Balluku, u shpreh se qeveria është e gatshme të mbrojë  jo vetëm të  drejtat e banorëve kudo në Shqipëri, por edhe atë të mjedisit.  Ministrja Balluku vuri në dukje se nga zhvillimi i HEC-eve dhjetëra fshatra kanë ngelur pa ujë.

“Duhen respektuar kontratat të cilat janë lidhur për krijimin apo zhvillimin e këtyre HEC-eve. Sepse shpesh ndodh, që duke vënë HEC-et në punë kanë ngelur fshatrat pa ujë, pa ujë vaditje, pa ujë të pijshëm dhe sidomos përsa i përket blegtorisë.

Ne kemi ngritur grupe pune, AKBN-ja e cila ka tagrin për të monitoruar HEC-et, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe me një grup të përbashkët nga Ministria e Mjedisit, kemi nisur punën për ti skanuar të gjitha këto HEC-e.

Do jenë vendime të cilat nuk mund ti krijojnë kosto Buxhetit të Shtetit, pra ne nuk do të prishim kurrë në mënyrë arbitrare kontratat, por nga ana tjetër jemi të predispozuar plotësisht për të mbrojtur të drejtat e banorëve kudo që ato ndodhen dhe për të ruajtur pjesën mjedisore e cila vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë edhe për vetë ju. Fakti që unë jam këtu dhe kolegu im Klosi ndodhet këtu tregon që vëmendja është totale. Këto nuk janë as dëgjesa as takime për të kaluar radhën, por janë për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë dhe përfundimtare problematikës së HEC-ve”, tha Balluku.

LEAVE A REPLY