Monday, April 22, 2019

Gjendet macja e ngrirë në mal, ja si ia shpëtuan jetën

258
0

Një mace u gjet e ngrirë dhe pa ndjenja në një mal me dëborë. Ajo u shpëtua nga infermierët.

Macja Fluffy, që jeton në Kalispell, Montana me pronarët e saj, u zbulua të enjten e kaluar kur qyteti ishte “ngrirë” i gjithi nga temperaturat shumë të ulëta që arrinin deri në -8 gradë.

Dr. Jevon Clark, i cili punon në klinikë kujtoi se kur i çuan macen, ishte aq e ftohtë sa nuk regjistrohej temperatura e saj në termometër.

“Macet zakonisht duhet të kenë një temperaturë prej rreth 38 gradë”, shpjegoi doktori.

Pasi përdorën ujë të nxehtë dhe batanije për dy orë, macja arriti të shfaqte shenja jete. Tani është përmirësuar tërësisht dhe ka shkuar në shtëpi për të shijuar jetën me pronarët.

LEAVE A REPLY