Tuesday, August 20, 2019

Kryemadhi akuza mazhorancës: Keni diplomë për lëpirjen ndaj Ramës

123
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu përgjigj zërave se dy deputetet e LSI, Floida Kërpaci dhe Kejdi Mehmetaj nuk kanë diplomë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi u shpreh se dy deputetët janë të diplomuara, ndërsa sipas saj disa deputetë dhe ministra të PS nuk kanë diploma dhe sipas saj diploma e tyre është për  t’ju lëpirë kryetari të tyre, kryeministrit Edi Rama.

“Po të mos hapen negociatat, Shqipëria do të shkojë mbrapa me politikën e saj të jashtme. Shqiptarët mendoj se duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe që të jetë pjesë e BE kërkohet një zgjidhje politikë. Ky parlament është ilegjitim edhe pse jemi pjesë e këtij institucioni që nuk të jep fjalën, falsifikon dekrete etj. Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju. Po ju them edhe një herë mblidhni radhët dhe mos shkatërroni këto aset të shqiptarëve sepse mund të jetë shumë vonë për ju”- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY