Lleshaj: Rasti i Kavajës u trajtua nga policia që në 29 janar

0
562

Seanca e sotme në Kuvend, ka nisur me akuzat e PD-së për ngjarjen e në Kavajë, ku akuzojnë Policinë e Shtetit që fshehu dhe nuk reagoi për përdhunimin e minorenes. Lidhur me këto akuza, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se akuzat drejt Policisë së Shtetit janë të të pabaza.

“Gishtin tregues e tregoni shpesh si një lloj pistolete butaforike por do ju them që mundohuni që të mos ma drejtoni kurrë kundër meje. Ironia e historisë ka bërë që ju të jeni në atë post ku unë jam sot dhe ironia e historisë është që ju sot të përdorni një pond pafund me bojë të zezë kundër Shquipërisë por përpjekja është e dështuar dhe ju nuk nujk mund ta nxini as Ministrinë e Brnedshme dhe as Shqipërinë sado të përpiqeni Kurrë nuk do të arrini të më shihni mua në pozicionin që keni qenë ju në 2011. Kurrë nuk do të arrini, sa unë të drejtoj Ministrinë e Brendshme të ketë viktima në bulevard dhe Shqipëria të marë njollë të zezë që ju keni lënë personalisht. Sa herë ta drejtoni gishtin kundra meje kthehuni prapa. Keni 4 të vrarë, 100 të plagosur dhe 4 mijë në tentativë për vrasje. Kur ta drejtoni gishtin mendoni mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here