Friday, April 19, 2024
Home Uncategorized Megi Doçi e Vllaznisë, golashënuesja më e mirë në botë për vitin...

Megi Doçi e Vllaznisë, golashënuesja më e mirë në botë për vitin 2018

0
1209
Një lajm i shkëlqyer ka mbërritur këto ditë për Megi Doçin, futbollisten e Vllaznisë por edhe të kombëtares shqiptare.

Në bazë të studimeve të bëra nga blogu spanjoll “Futebol Feminino Alternativo”, ka rezultuar se golashënuesja më e mirë në botë për vitin 2018 është pikërisht Megi Doçi. Ajo ka shënuar 84 gola në ndeshjet zyrtare të zhvilluara gjatë këtij viti (ndeshje në kampionat, kupë, Kupat e Europës dhe takime me kombëtaren).

Interesant është fakti se blogu në fjalë shkrimin për këtë renditje, e ka shoqëruar me një foto të “SHKODRA SPORT” dhe ky padyshim që është një vlerësim edhe për sitin tonë.

Sulmuesja e Vllaznisë ka lënë në vend të dytë lojtaren e Barcelonës Krystyna Freda që ka shënuar 82 gola gjatë vitit që lamë pas.

Në vend të tretë ndërkohë në këtë listë është lojtarja e ekipit Santiago Morning të Haitit Roselord Borgella që ka shënuar 66 gola.

Në “TOP 20” janë edhe dy futbolliste të tjera të kampionatit shqiptar, pikërisht Cyme Lulaj e Kinostudios që ka shënuar 50 gola dhe renditet në vendin e pestë. Ndërsa lojtarja e Apolonisë Kesjana Goro me 39 gola ndodhet në vendin e 12-të.

@ShkodraSport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here