Friday, April 19, 2024
Home Politikë “E kanë kot, s’na ndal asgjë”, Rama mesazh kundërshtarëve

“E kanë kot, s’na ndal asgjë”, Rama mesazh kundërshtarëve

0
729

“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot”, është mesazhi që iu dërgon kryeministri Edi Rama të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij. Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku prezantohen ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht.

Ndonëse nuk e përmend opozitën, kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.

“ERTV Live😊: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…
E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës👍”, shkruan Rama.

Rama Fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here