Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Itali, “Mercedesi” me 4 shqiptarë në bord përplaset me një “Opel”

Itali, “Mercedesi” me 4 shqiptarë në bord përplaset me një “Opel”

0
1079

 

Një aksident ka ndodhur natën e shkuar në Migliarino, në komunën e Vecchianos në Itali, duke lënë pas 4 persona me origjinë shqiptare të plagosur.

Për shkaqe ende të panjohura nga hetuesit, një Mercedes që mbante katër shqiptarët në bord u përplas me një “Opel” me tri vajza në bord.

Nga përplasja, dy makinat përfunduan jashtë rruge. Të shtatë personat përfunduan në spital me autoambulanca.

Tre të plagosur, janë në gjendje më serioze, shqiptarët K.D, 32 vjeç, A.K, 39 vjeç dhe M.D, 21 vjeç, ndërsa njëra prej vajzave është në gjendje më të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here