Pas ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, për rastin “Dajti” ka reaguar ehde ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj ka deklaruar se nuk do ketë paqe për këtë rast deri sa vendimi të kthehet.

Ai gjithashtu tha se 48 orët e fundit kanë qenë të rënda për familjarët e 4 policëve.

“48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës. Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve të mos kishte si reagim vetëm një deklaratë por një proces të lartë ligjor. Edhe pse nuk mund të jap detaje deklaroj se operacioni Forca e Ligjit është vënë në përgjegjësi të plotë për të adresuar me gjithë forcën e së drejtës atentatin që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur. Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as tek unë deri sa ky vendim jo vetëm të zhbëhet nga gjykata e lartë por edhe autorët e këtij akti të pashembullt të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë. Personat me profil të lartë kriminal janë prapa hekurave si rezultat i vullnetit të kësaj shumice qeverisëse. Ata që kërkuan kushtet dhe rritjen e kriminelvae dhe jo rrallë u bënë njish me sot lajnë duart, madje përpiqen të krijojnë edhe kapital politik. Por qytetarët shqiptarë i njohin mirë. Po aq të çmendura janë edhe vendimet e mostrave politike që përpiqen ta kthejnë kundër qeverisë vendimet e disa gjyqtarëve. I siguroj qytetarët dhe familjarët e dëshmorëve se përgjigjia e institucioneve do të jetë e fortë dhe ligjore”, tha ndër të tjera Lleshaj

LEAVE A REPLY