Friday, April 19, 2024
Home Kronika Shqiptari arrestohet me kokainë dhe një shumë të madhe eurosh

Shqiptari arrestohet me kokainë dhe një shumë të madhe eurosh

0
688

Një 33 vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane dhe banues në Xhenova, u arrestua nga karabinierëve për shitje të lëndëve narkotike.

Fillimisht, iu nënshtrua një kontrolli personal dhe më pas u zhvillua një kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe materiale për prerjen dhe paketimin e drogës.

Policia ka konfiskuar edhe një shumë prej se 12 700 euro, në kartëmonedha të emetimeve të ndryshme, të cilat vlerësohen si të ardhura nga aktiviteti i drogës. Pas formaliteteve, shqiptari u dërgua në qelitë e paraburgimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here