Skandali i simboleve kombëtare! Luan Rama: Kjo është shkelje e Kushtetutës dhe e ligjit …

0
566

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka denoncuar një shkelje të rëndë sipas tij të simboleve kombëtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Sipas Luan Ramës, kjo ministri përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar, diçka të cilën thotë se e ka denoncuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë por që askush nuk ka reaguar lidhur me këtë, shkruan ai në facebook.

Sipas deputetit, ky është një akt skandaloz dhe një veprim i turpshëm që sipas tij, fyen rëndë simbolet kombëtare dhe gjithashtu, është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe ligjit.

Statusi i plotë:

Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here