Vjedhje me thyerje dhe vrasjet me dashje ishin dy veprat penale me numrin më të lartë të regjistruar gjatë vitin 2018. Përveç rritjes së grabitjeve të bizneseve, në 2018 u rritën edhe numri vrasjes me dashje, sidomos ekzekutimet e tipit mafioz.

Prej më shumë se 5 vitesh në statistikat e policisë së shtetit, raportoheshin ulje të nurmit të vrasjesve, si edhe zbulimin e autorëve të veprave të rënda penale gjë, që nuk rezultoi kështu për vitin e kaluar.

Në 2018 u ekzekutuan sipas shifrave zyrtare të policisë, 51 persona, 1 më shumë se 2017, ku më shumë se gjysma e autorëve nuk janë zbuluar ende. Tipologjia e vrasjeve mafioze është shqetësimi kryesorë për struktuarat kriminalistike të uniformave blu.

Në disa ngjarje kriminale të 2018 janë ekzektutuar më shumë se një person gjatë antentateve, ndërsa në regjistat e policisë procesverbali është shënuar jo në bazë të nurmit të viktimave por, në bazë vepres penale. Në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Elbasnit dhe Vlorës vrasjet e bujshme janë kryer në qendrat urbane duke shkaktuar frikë dhe panik te popullsia lokale.

LEAVE A REPLY