Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fondet për partitë politike për zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas KQZ, fondet për Partinë Socialiste janë 86.6 milionë lekë, për Partinë Demokratike 52 milionë lekë.
LSI renditet e treta me fondet, në vlerën e 27 milionë lekëve.
Fondet për PDIU janë 10 milionë lekë, për PSD 7 milionë lekë dhe Partinë Libra 6 milionë lekë.