Paloka: Kemi presion nga qytetarët, duan largimin me forcë të Ramës

0
622

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se më 16 shkurt shqiptarët do të derdhen në rrugë, ndaj ai ka në dorë që të zgjedhë formën e largimit nga qeveria. “Në të kundërt – thotë Paloka, – qytetarët do ta largojnë nga karrigia e kryeministrit”. Z.Paloka  tregon presionin që shqiptarët anembanë vendit po bëjnë për largimin me forcë të z.Rama. I bindur se më 16 shkurt Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër, nënkryetari demokrat flet për atë çfarë do të ndodhë më pas, duke përmendur se nuk është e rëndësishme data, por vlefshmëria e zgjedhjeve. Edi Paloka shprehet se brenda vitit do të zhvillohen dy palë zgjedhje, ato lokale dhe parlamentare. “Në qershor apo jo, lokale, parlamentare, apo të dyja bashkë, zgjedhjet do të zhvillohen pasi ato janë e vetmja mënyrë demokratike që shqiptarët të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë dhe parlamentarë”, deklaron z.Edi Paloka.
Protestat kanë mbetur përfundimisht e vetmja formë reagimi ndaj një kryeministri jo vetëm të shurdhër dhe indiferent ndaj problemeve të qytetarëve, por edhe arrogant ndaj kërkesave më minimale dhe jetësore të tyre. Kemi parë në gjithë këto vite një kryeministër që angazhon qeverinë dhe përdor të gjitha resurset dhe të gjithë pushtetin vetëm në shërbim të tij, familjes së tij dhe një grushti miqsh të lidhur po me interesa të tij. I pangopur për vete dhe mizor me ata që po i mbysin hallet e problemet. Kemi parë një kryeministër që përdor pushtetin dhe paratë e shqiptarëve për të realizuar edhe teka ekstravagante të tij; kryeministër që merr çarterin për të bërë një foto me Kristiano Ronaldon, apo që ia dedikon kohën hapjes së ekspozitave personale në galeritë më të njohura e më të shtrenjta në gjitha anët e botës. Është po ky kryeministër që tërbohet, bëhet arrogant, kërcënon e sulmon njerëz që ngrënë zërin se nuk kanë bukë për fëmijët e tyre. Është ky që burgos njerëz që protestojnë, sepse për shkak të planeve korruptive të qeverisë mbeten pa shtëpi e hidhen në rrugë të madhe. Është ky që tërbohet kur studentet reagojnë se nuk përballojnë dot shkollimin e u dërgon policinë e Lleshit t’i dhunojë. Sot ka marrë në dorë kontrollin e gjithçkaje; ka një qeveri me kukulla, një parlament privat, drejtësi të kapur, media nën urdhër dhe një të ashtuquajtur shoqëri civile, që jo vetëm nuk reagon, por shpesh është vënë në shërbim të Ramës, duke u kthyer në zjarrfikëse të reagimit qytetar. Kjo e ka bërë që Rama të nxjerrë gjithnjë e më shumë fytyrën e tij të vërtetë, atë të një qenieje diz humane dhe brutale, të cilës arroganca dhe çmenduria i janë bërë bashkë. Tanimë është e qartë se me një kryeministër i cili fut në listën e armiqve dhe quan “kazan” këdo që guxon qoftë edhe t’i verë në dukje gabimet, rrugët politike kanë mbaruar. Në këto kushte janë qytetarët, që me mijëra, prej kohësh i kërkojnë opozitës të organizojë revoltën popullore, me një qëllim të vetëm, largimin me forcë të së keqes që quhet Edvin Rama. Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë nga do të fillojë ndryshimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here