Një 37 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Trenzano, pasi rezultonte në “listën e zezë” të autoriteteve shqiptare të drejtësisë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari i cili jeton në Trenzano, kishte një leje qëndrimi të vlefshme,  megjithëse ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian.

Shqiptari rezulton i dënuar me 8 vite burg nga autoritetet shqiptare të drejtësisë për trafik droge.

Karabinierët po hetonin për një periudhë të gjatë për të kapur të dyshuarin, derisa të dielën u ngrit një “kurth” ndaj tij.

Një patrullë policie u vendos afër shtëpisë së tij për të vëzhguar ndonjë lëvizje të dyshimtë.

Ata më pas hynë në apartament, ku shqiptari ishte në praninë e anëtarëve të familjes dhe të afërmve.

Tentativa për arratisje

Duke pikasur praninë e policisë, shqiptari u përpoq të largohej me nxitim nëpërmjet një shkalle lëvizëse të vendosura në ballkon jashtë dhomës së gjumit.

Nga aty, ai do të largohej nëpër fushat përreth duke shpëtuar, por policia kishte menduar edhe këtë skenar.

Forcat e rendit ishin pozicionuar edhe jashtë ndërtesës, duke mos i lënë asnjë shteg shqiptarit. Pas arrestimit, ai është dërguar në burg.

LEAVE A REPLY