Tuesday, August 20, 2019

Shkarkimi/ Agron Shehaj zbulon mashtrimin me Afrim Qendron

178
0

U pa si një lëvizje e bujshme dhe reagim i qeverisë pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe shkarkimi i kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, por deputeti demokrat Agron Shehaj zbulon ‘të vërtetën’ tjetër.

Në një status në “Facebook” Shehaj shkruan se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH dhe vazhdon të bëjë ligjin. Sipas deputetit Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

STATUSI I SHEHAJ

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor neëZv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.

Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.
Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.

Shehaj Fb

LEAVE A REPLY