Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Shkëlzen Berisha: Taulant Balla ka udhëtuar me trafikantë droge

Shkëlzen Berisha: Taulant Balla ka udhëtuar me trafikantë droge

0
636

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon betejën ligjore me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Ky i fundit pas seancës gjyqësore ku mori pjesë tha se nuk ekziston asnjë provë, e cila implikon atë për evazion fiskal siç pretendon Taulant Balla.

Djali i ish-kryeministrit hodhi sërish akuza ndaj Taulant Ballës duke shtuar  se kreu i grupit të PS-së ka udhëtuar me trafikant droge e konkretisht, Edmond Begon.

“Nuk ka asnjë provë që pretendohet për evazionin fiskal. U përpoq të rikthente vëmendje në komisionin e dështuar parlamentar, që ai e udhëhiqte. Ai më akuzonte me udhëtime për persona që unë nuk i njihja. Balla ka udhëtuar me trafikantë droge. Si ka mundësi që taksat e taksapaguesve shqiptarë nuk shkojnë për studentët, por shkojnë tek një person që nuk merr pjesë fare në tender. Mazhoranca nuk e heton. Dalin nëpër televizione dhe gënjejnë se ka një masë sigurie në  gjykatë, ndërkohë që nuk ekziston. Beteja ligjore vijon”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here