Wednesday, April 24, 2024
Home Uncategorized Vendimi: Gjyqtarët Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha kundër heqjes së “burgut përjetë” për...

Vendimi: Gjyqtarët Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha kundër heqjes së “burgut përjetë” për Dritan Dajtin

0
1048

 Nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ndryshuar vendimin e Gjykatës më poshtë për Dritan Dajtin duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Gjyqtari Fuat Vjerdha,  publikoi sot në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg

Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë.Ndërkohë ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor  dhe Prokuroria

Kush ishin gjyqtaret qe gjykuan dosjen e Dritan Dajtit ne Apel-  Pesëshja e gjyqtarëve përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër,  Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës. Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

Vrasja – Ngjarja për të cilën akuzohet Dritan Dajti ka ndodhur ne 7 gusht 2009 rreth orës 13:50, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria” janë vrarë me armë zjarri katër punonjësit e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here