Tuesday, April 16, 2024
Home Politikë Balluku dëgjesë me tregtarët e makinave: Zgjidhja, ditët në vijim

Balluku dëgjesë me tregtarët e makinave: Zgjidhja, ditët në vijim

0
625

Tregtarët e makinave i kërkuan ministres së Transporteve Belinda Balluku rishikimin e vendimit, sipas të cilit në Shqipëri nuk lejohet të importohet asnjë autoveturë e prodhuar para 10 viteve dhe që nuk përmbush së paku normën e motorit “euro 4”. Në dëgjesën me ministren ata pretenduan se shtrëngesa të tilla po i çojnë drejt falimentit.

“Kemi qenë në Gjermani dhe kemi parë që ‘euro 4’. Jemi dakord që euro 3, por ‘euro 4’ nuk kemi arsye pse mos e fut përderisa e pranon Gjermania”, tha një nga tregtarët.

Rreziku më i madh që i kanoset mjedisit sipas sipërmarrësve nuk vjen nga norma motorrike, por cilësia e karburantit që shitet në Shqipëri.

” Nuk është pjesë importimi për mendimin tonë është pjesë e karburantit, po shkatërrojnë makinën, por edhe po thithim atë gaz dhe mendoj që gjithë problematika është te karburanti”, u shpreh një nga sipërmarrësit.

Shqetësimi tyre nuk lidhet vetëm me normën motorrike “euro 4”, por edhe me përcaktimin e një periudhe të caktuar kohore për tregtimin e makinave në Shqipëri.

“Pse duhet të targohen këto makina, unë jam me licensë, i kam vënë të gjithë në emër të firmës dhe i kam me faturë dhe i bie që unë të zeroj, atëherë të shpall falimentimin, kush do reagojë”,tha një tjetër.

Shqetësimet e tregtarëve ministrja Balluku premtoi se do të trajtohen dhe se brenda kritereve të lejuara do të marrin përgjigje, pse jo pozitive aty ku duhet.

“Nuk po them gjë, se do ishte e cekët nga ana jonë të themi pa parë bazën ligjore apo diçka tjetër. Por gjithsesi nuk erdhët kot sot, erdhët për të shprehur problematikën ne do shikojmë sesi do ta zgjidhim, por shumë shpejt në ditët në vijim”, u shpreh Balluku.

Rishikimi i mundshëm i vendimit të qeverisë u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama gjatë takimit të përjavshëm për bashkëqeverisjen, ku tha se përveç shqetësimeve ka dëgjuar edhe sugjerime tejet racionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here