Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Kërkoi rikthimin e mandatit, Administrativja rrëzon kërkesën e ish-deputetit Rehovica

Kërkoi rikthimin e mandatit, Administrativja rrëzon kërkesën e ish-deputetit Rehovica

0
538

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Gledjon Rehovica, i cili kërkoi rikthimin e mandatit të deputetit.

Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës, pushoi hetimet ndaj ish-deputetit të LSI-së Gledion Rehovica, të cilit iu hoq mandati në janar të vitit të shkuar nga KQZ, pas kërkesës së bërë Sektori i Dekriminalizimit në prokurori.

Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qënë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here