Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Policia e shqetësuar: Në protestën e 16 shkurtit, individë me precedentë, të...

Policia e shqetësuar: Në protestën e 16 shkurtit, individë me precedentë, të shmangen lëvizjet

0
638

Policia e Shtetit shpreh shqetësimin se në protestën e 16 shkurtit, të thirrur nga opozita janë të përfshirë individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Në një deklaratë, “Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike”.

Po ashtu, policia i bën thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet në 16 shkurt.

“Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta”, sqaron policia.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here