Vendimi, nuk paguhen orët shtesë të policëve: Merrni pushime po të doni

0
616
Pas mjaft ankesave të policëve për pagesën e orëve shtesë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu thotë se nuk do të ketë pagesa në para, por ato do të kompensohen me pushime.
Veliu u ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore ku iu shkruan që për orët shtesë të punës punonjësit e policisë të shpërblehen me ditë pushim dhe jo me para.

Letra mban datën 1 shkurt dhe shpjegon se prioritet do të ketë shlyerja e orëveshtesë me pushim, vetëm nëse kjo është e pamundur atëherë do të bëhet pagesë në vlera monetare.

Për vite me radhë, pagesa e orëve shtesë ka qenë një problem i madh në Policinë e Shtetit. Policë që detyrohen të qendorjnë jashtë orarit në detyrë duhet të paguhen me orë shtesë, por kjo nuk ka ndodhur duke sjellë ankesa të shumta të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here