‘Videoja është e imja, por nuk ishte për vajzën’/ Zbardhet dëshmia e policit të arrestuar ne Malesine e Madhe

0
2851

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti

Report Tv zbardh dëshminë e inspektorit të policisë që është arrestuar në Malësinë e Madhe me akuzën e ngacmimit seksual të një 15-vjeçareje. “Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje” mësohet se ka thënë Berhan Bajrakurti.

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët pas denoncimit. Report Tv zbuloi rrugëtimin e tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat pas vizitës në komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani. “Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt’ deklaroi ai për mediat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here