Ngjarja e rendë që tronditi Tiranë që në orët e para të mëngjesit duket se ka patur si shkak një konflikt të çastit mes çiftit.

Alket Arapaj vrau bashkëshorten e tij Ervilma Seferin me armën e shërbimit duke lënë jetime edhe një vajzë të mitur.

Në dëshminë e tij të parë ai shprehet se i vinte keq për vajzën duke thënë se shkak për vrasjen ishin bërë sherret e vazhdueshme pasi bashkëshortja kërkonte të punonte.

44-vjecari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferi, në sy të vajzës së mitur. Kjo e fundit u mor nga prindërit e viktimës.

Ngjarja

Një gardist ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në Allias, në banesën e çiftit. Alket Arapi,punonjës në gardë ka vrarë me armën e shërbimit gruan e tij 36-vjeçare, Ervilma Seferi. Nga sa mësohet, ai është vënë në pranga.

‘Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”, -sqaron policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

LEAVE A REPLY