Foto e mëposhtme është përmbledhja më e mirë e protestës së sotme qytetare të opozitës.
Publiku vendas por dhe ndërkombëtar u bë dëshmitar i gjestit të jashtëzakonshëm të opozitës, të rinjtë e së cilës u dhuruan nga një trëndafil policëve që kishin rrethuar kryeministrinë. Ky gjest kuptimplotë ishte vite dritë larg paralajmërimeve të pushtetit për “skenarë ogurzi dhune” në protestën e opozitës.
Nga ana tjetër kush dhunoi sot.
Ishin pikërisht forcat e gardës së republikës të cilat arritën deri aty sat ë përdorin lëndë kimike kundër qytetarëve protestues, lëndë të rrezikshme këto të cilat nuk kursyen as policët.
Kjo foto nuk ka nevojë për komente të mëtejshme: