Një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur në Maqedoni ku humbën jetën 15 persona është një shtetas nga Shqipëria.
I aksidentuari është 46 vjeç dhe quhet Fiqiri Mici me origjinë nga Kukësi dhe me banim në periferi të Tiranës.
Lajmi u konfirmua nga doktori që kryesoi ekipin e mjekëve që iu dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve në rrugën Shkup-Tetovë.. Mici sipas bisedave që kishte bërë me bashkudhëtarët po kthehej nga Turqia.
Autobusi u përmbys në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, mbrëmjen e së mërkurës së 13 shkurtit, ku për pasojë gjetën vdekjen 15 persona, kurse disa të tjerë janë në spital të plagosur. Tri prej tyre janë në gjendje të rëndë.